Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të kem një fëmijë!

Pershendetje doktoreshe, jam 32 vjec, kam nje shqetesim shpirteror. Kam 9 vjet qe jam martuar, qe 5 vjet tentoj te kem nje femije por pa sukses. Kam bere vizita te ndryshme, te gjitha analizat me kane dale ne rregull edhe burri im eshte krej ne rregull. Para 4 muajsh mjeku im me dha 3 gjilpera per ngacmim te kanaleve si dhe tre muaj klomifen por pa sukses perseri ju drejtova gjinekolokut perseri me dha klomifen per 5 dite, dostinex, si dhe utrogestan, me trego sa jane shanset per te ngelur shtatzane per kete terapi? Ju lutem shummme me tregoni drejte dhe me keshilloni cfare te bej se jam e lodhur nga kjo situate dhe me falni qe e zgjata kaq shume, me respekt gjithe te mirat.

Celiii& Dino (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Celi,

Klomifeni stimulon lirimin e hormoneve të domosdoshme për ovulacion. Ai përdoret sipas këshillës që të ka dhënë mjeku. Doza e nevojshme gjendet gjatë përdorimit, dhe sasia e vendosur nga mjeku duhet të përdoret së paku për tre muaj. Nëse shtatzënia nuk ndodh pas kësaj periudhe, klomifeni mund të përdoret edhe për tre muaj të tjerë. Nëse edhe pas kësaj periudhe shtatzënia nuk ndodh, trajtimi me klomifen nuk ka më kuptim dhe mjeku do të zgjedhë rrugë të tjera. Dostinex është frenues i prolaktinës. Përpara shtatzënisë ai rekomandohet të përdoret, kur niveli i hormonit prolaktinë është i rritur. Kurse utrogestani eshte nje bar gestagjen. Nese nuk je shtatzene, ky bar ben qe te te vijne menstruacionet, kurse nese je shtatzene e ndihmojne shtatzenine.

Për tu informuar për këtë përgatitje, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Nëse e sheh të arsyeshme më kontakto pranë këtij spitali.

Të uroj fat.

Celiii& Dino (14 vite më parë)
pershendetje un nuk jam shtatza perse duhet me e perdor utogestanin kur ki bar ben qe tem vin menstruacionet kurse un tentoj te ngeli shtatzan me trego aduhet ti vazhdoj si me ka rekmanduar mjeku se pergjigja jote me beri te dishoj ju lutem me trego ne cilin spital duhet te vi un per tu takuar me ju te gjith te mirat me jep pergjigje te shpejt

/komuniteti