Dhimbjet në shtatzëni
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina.
Për shkak të shtatzënisë, zmadhohet mitra dhe ushtron presion. Dhëmbja mund të jetë ashtu siç e përshkuan, djegëse dhe e vazhdueshme, por në këtë formë apo në forma të tjera mund të presohen jo vetëm organet e brëndshme por edhe nervat. Ky është shkaku kryesor, që shumë gra shtatzëna paraqesin ankesa të ndryshme, gjithmonë kur janë të përjashtuar shkaqe të tjera. Qëndrimi shtrirë anash majtas mund të lehtësoj gjendjen tënde, ashtu siç mund të përdoren edhe qetësues të lehtë të cilët mund të shërbejnë edhe për të qetësuar për gjumë.
Shpresoj që kjo gjendje, do të kaloj pas lindjes.
Pershendetje e nderuara doktoreshe.
Jam ne javen e 3o te shtatzenise dhe eshte shtatzenia ime e pare, çdo gje me bebin eshte duke shkuar si eshte me se miri, por tek une ne anen e majte permbi bark pak perfundi gjirit dmth ku jane brinjet po me dhemb nje pjese e mishit e me duket qe dikush eshte duke ma djegur me flake ate pjese, pesha ime trupore perveç qe ne bark askund tjeter nuk ka ndryshuar, me kete dhimbje nuk mund te beje as gjume. Te falenderoj paraprakisht per pergjigje!