Cila mënyrë kontraceptive është më e mirë?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Tiana,
Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracesioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.
Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.
Gjithë të mirat.
(14 vite më parë)
Ju faleminderit shum për përgjegjen.
Mbetëshi mirë


Përshëndetje i nderuar. Jam 25 vjeçare, dhe e fejuar. Nuk kam pasur mardhënie seksuale asnjëherë. Ciklin e kam shumë të rregullt, çdo 28 ditë. Tash jemi duke diskutuar me të fejuarin, por, po kam shum frigë se mos ngelem shtatzënë. Ju kisha lutur juve si profesionistë, të më këshilloni se cila mënyre kontraceptive është më e mira dhe më natyralja, që s'do ketë pasoja më vonë?! I fejuari më thotë të mar tableta por s'e di sa janë të sigurta dhe cfarë përmbajnë, dhe kam frigë mos do ketë efekte anësore dhe më vonë s'do t'mund të mbetem shtatzënë! Të vizitoj doktoret me vije turp. Ju faleminderit shume.