Kur mund të bëhet testi i shtatzënisë?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Testi i urinës për të vlerësuar fillimin e shtatzënisë nga rritja e gonadotropinave korionike, jep rezultat të qëndrueshëm kur bëhet në javën e parë pas ditës së pritshme të menstruacioneve.
Uroj të kesh mbetur shtatzënë.
Pershendetje doktoreshe Moza, doja te dija se kur mund te behet testi i shtatzanise ne se menstruacionet nuk kane data te rregullta, por nje here vijne shume me perpara dhe nje here shume vone dates qe duhet te vijne? Pasi te presesh nje muaj me duket shume gjate. Me respekt, Marsida.