Menstruacionet e para
Eva Cela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eva
Gjithmonë ciklet menstruale të para, janë cikle anovulatore dhe për këtë arsye janë të çrregullta. Sidoqoftë të rekomandoj që së bashku me nënën tënde, të shkosh te mjeku gjinekog për një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje gjinekologe, jam nje vajze 13 vjecare. Ne 18 janar te ketij viti me erdhen per here te pare menstruacionet. Deri tani sme kane ardhur me por kam vetem derdhje vaginale te bardha. A ka ndonje gje qe mua ende sme kane ardhur ato akoma?