Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta

Pershendje e nderuara dr. desha te ju pyes tash je javen e 40 te shtatzanise. Terminin e kam me 8 qershor dhe isha ne kontroll javen e kaluar me tha qe je ne javen e 39 dhe placenta eshte ne shkallen e trete te pjekurise ndersa mitra eshte e mbyllur, kisha dashte me di deri ne sa shkon pjekuria e placentes si e kam gjendjen jam shume e shqetesuar mos po me ndodh diqka bebit? Flm per pergjigjjet e juaja.

Mozaa Mozaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moza,

Të jam përgjigjur dhe më parë në pyetjen tënde. Placenta në gradën e tretë, është një vlerësim që tregon që shtatzënia është në fund të saj. Kontrollo lëvizjet e bebit çdo ditë dhe drejtohu te mjeku gjnekolog çdo 2 ditë, për të bërë CTG (kardio-toko-grafi), e cila do të vlerësojë gjëndjen e bebit.

Nuk ka vend për tu shqetësuar, sepse jam e bindur se mjekët dinë se si të veprojnë në çdo rast.

Të uroj të kesh një lindje të mbarë.

/komuniteti