Mospërputhje në javët e bebit me madhësinë e bebit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Diellza,
Rrahjet e zemrës fetale, mund të ndigjohen dhe shikohen edhe në javën e 5-të të shtatzënisë me ekzaminim ekografik me sondë vaginale nëse pozicioni fetal është i favorshëm. Ndërsa në lidhje me moshën e shtatzënisë, mendoj që tek ti konceptimi ka ndodhur më vonë.
Kontakto mjekun obstetër dhe kërko të të bëj një ekzaminim për të hequr çfarëdo dyshimi që ke.
Të uroj fat dhe shtatzëni të mbarë.


Edhe nje gje e nderuar, kam nje shqetesim. Une ciklin e fundit e kam pasur me 9 prill 2012, dhe sipas kalkulatoreve duhet te jem 8 javeshe shtatzene (8 + 1 dite) ndersa ne ultrazerin e mjekes para pak ditesh, nuk kishte degjim te te rrahurave te zemres + me tha se madhesia e bebit eshte 6 mm dhe perkon me 6 jave + 3 dite. Pse kjo mosperputhje? Shpresoj ma kuptoni brengen. A nuk eshte rritur bebi perkitas me javet... cfare mund te jete kjo? Do te provojme prape pas disa ditesh per te degjuar zemren. Harrova se ajo me tha se konceptimi ka ndodhur me siguri me vone, ne fund te muajit. Jam e shqetesuar.