Hormonet dhe shtatzënia
Mjelma
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Shpresoj që preparatet që përmënd dhe i ke përdorur, i ke konsultuar me mjekët specialist.
Me ndihmën e mjekut endokrinolog, duhet të testohen hormonet dhe midis tyre hormonet e tiroides. Gjithashtu të rekomandoj të bësh një grafi të sela turcika, për të parë nëse ka apo ndryshime gjendra e hipofizës të saj. Ekuilibri hormonal, është determinant në mundësinë e shtatzënisë.
Më pas, kontakto me një mjek gjinekolog për të konkluduar mbi situatën.
Pershendetje Doktoreshe.
Jam 28 vjeçare dhe gjithmone kam pasur probleme me ciklin. Ne moshen 15 vjeç me kane ardhur per here te pare dhe mbas ardhjes se pare me jane vonuar 1 vit dhe mbas kesaj kohe me vinin ne 2 muaj, 3 muaj, 6 muaj.
Ne moshen 23 vjeçare jam fejuar. Doktoret me kishin thene qe mbas aktit seksual do te rregullohen, une akoma vazhdoj me kete problem. Ne moshen 23 vjeç jam kuruar te nje mjek, i cili me tha se kam probleme hormonale dhe me dha nje kure me emrin Diane 35. Mbas 3 muaj qe mbarova kuren, ngela menjehere me barre por per fat te keq me rreshqiti kemba dhe u rrezova dhe di pasoje deshtova femijen...
Por edhe pse une deshtova, cikli po i njejti eshte, me probleme dhe gjate kesaj kohe kam perdorur Urotregestan, 6 kokrra nga nje ne darke per 6 dite dhe shume here Yasemin. Por, para 3 muajve jam operuar nga Apandesiti dhe pse perdora Urotregestan, cikli nuk me erdhi dhe mbas ketyre 2 muaj perdora Yasemin 21 dite. Kam 2 dite qe nuk shoh ndonje shenje cikli.
Ju lutem me thoni cfare te bej sepse dua te bej nje femije sepse edhe mosha eshte ne kohe dhe doja te thoja nuk ka asnje mundesi per te gjithe femrat qe kane te njejtin problem si une qe te ju rregullohet cikli dhe pse nuk duhet te stresohemi sepse eshte shume psikologjike.
Ju lutem me jepni nje keshille...Faleminderit qe me degjuat!