Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebes

Jam ne javen e 39-te te shtatzanise dhe qe prej fillimit e deri me sot beba ime ka poziten e fytyres te kthyer nga ana e shpines, dhe krejt njehere ne muajin 7 kemi pas mundesine me pa beben ne profil gjate ultrazerit, meqenese sipas mjekes time me ka thene qe eshte krejt normale edhe pse ajo me ka thene qe jam nje rast i veqante i shtatzenave qe nuk i ka ndodh me pare qe mos ta shoh fytyren e bebes, po mbes me shprese se gjithcka eshte normale, ju faleminderit.

Shemrije Sahiti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shemrije

Të gjitha pozicionet që bebi merr gjatë shtatzënisë, janë normale. Për të patur edhe lindje normale, duhet që bebi të ketë marrë pozicion cefalik që do të thotë të jetë pozicionuar me kokë poshtë. Por edhe nëse ka pozicion tjetër, mjekët janë të aftë të realizojnë lindje të sukseshme qoftë edhe me prerje cezariane.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti