Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i antibiotikëve në javën e 9

Pershendetje doktor, jam ne javen e 9 te shtatzanise dhe kam nje pezmatim te fytit i cili duhet te mjekohet me antibiotike... desha te dije sa eshte e demshme kjo? Mjeku me ka propozuar ospen dhe nje lloj tjeter qe sme kujtohet emri por thote qe nuk jane te demshme... desha te marr edhe mendimin tend. Flm.

Ina Limani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qëndresa,

Marrja e antibiotikëve nuk rekomandohet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, pasi në këtë periudhë ndodh embriogjeneza, formimi i organeve të bebit. Kur gruaja shtatzënë sëmuret dhe ka domosdoshmëri të përdorë antibiotikë, me lejen e mjekut, janë të lejuar të përdoren disa lloje të veçantë prej tyre.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti