Problem vaginal!
Mirvete Mustafa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mirvete
Situata që referon, mund të lidhet me ndryshime të pehashit vaginal. Këto ndryshime ndodhin sidomos pas raportit seksual. Rregullimi i Ph-it vaginal, mund të bëhet duke përdorur probiotikë të cilët ruajnë Ph-in dhe nuk lejojnë të përsëriten shënjat e mësipërme. Edhe përdorimi i shplarësve të jashtëm me Ph neutral, do të stabilizonte situatën. Kontakto edhe njëherë mjekun gjinekolog, për të përshkruar probiotikun që duhet të përdorësh.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe. Kam shume probleme vaginale, qe disa muaj kam nje sekrecion me ngjyre te bardhe ne dukje si qumeshti, i cili po me shkakton djegie ne vagine dhe dhimbje ekstreme gjate marredhenieve seksuale si dhe irritim dhe enjtje ne pjesen hyrese te vagines. Tri here me rradhe kam bere analize te strishove vaginale e cervikale, testin per chlamidia dhe ureaplazma dhe nuk eshte izoluar ndonje baktere patogjene, kam bere edhe kontrolla gjinekologjike dhe eho dhe gjithcka ishte ne rregull. Ju lutem doktoreshe per cfare po mendoni ju se kam keto probleme qe rreth 6 muaj, te theksoj se kam perdore italmegin vag, polyginax vag, lactogyn capsula dhe dovicin por kot, disa muaj me heret isha pozitiv ne ureaplazma por tash para 10 diteve mora rezultatet dhe ishte negative, si edhe strishot ne rregull. Ju lutem doktoreshe te me ndihmoni cfare mund te perdor, pasi jam ne hall. Ju falemnderit.