Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të jem shtatzënë?

Pershendetje doktor, po kam deshire te mbes shtatzane. Isha te mjeku para 3 muajve dhe gjithcka tha je mire qe 3 muaj tentoj te mbes shtatzane tju referu gjithmone diteve te ovulimit por dy mujt e kalun pa sukses tani periodat e fundit dmth. dita pare e gjakderdhjes ka qene me 12.05.2012 dhe ditet e ovulimit kane qene 23 deri me 29 maj une kam patur marredhenie me datat 23, 25, 27, 29 a ka mundesi te jem shtatzane edhe pse vetem gjoksi me dhemb qe 3 dite edhe fryme mbushem asgje tjeter e zgjata pak me pyetjen por doja te isha sa ma e kjarte, a te pres edhe 3 dite apo ta bej testin? Ciklin e kam te rregullt 28 dite dhe jam 27 vjec.

Valentina Vladi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Violeta,

Bën mirë që ndjek ditët e ovulimit. Shenjat edhe mund të jenë shenja të fillimit të shtatzënisë. Por, duhet pritur data e ciklit, dhe nëse ke vonesë atëherë bëj një test shtatzënie. Testet zakonisht bëhen pozitive pas ditës së dyte të vonesës së ciklit menstrual.

Uroj të kesh mbetur shtatzënë.

/komuniteti