Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kistet vezoriale

Miredita doktoreshe.


Para 2 muajve jam operu, kam patur nje shtatzeni jashte mitre, jam 21 vjeçare, pas 1 muaji kam shku ne kontrolle dhe me tha qe i ki dy cista me uje ne 2 vezoret d.th.m. nuk ma kane hequr vezoren se nuk eshte demtuar. Ju lutem si mund ti heq keto 2 cista me uje qe te mbes prape shtatzene, qe 5 vite jam e martuar, cfare rreziku paraqesin keto cista me uje?


Ju faliminderit.

Donjeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta.

Kistet në vezore mund të kenë si shkak ç’rregullimet hormonale, ku hormone kryesore janë estrogenët dhe progesteronët. Përdorimi i pilulave estro-progestative për tre muaj rresht, shpresoj që të zhdukë kistet.

Donjeta, dyshoj që kistet, janë shkaku që për 5-së vjet nuk ke një shtatzëni të përfunduar. Nëse është kështu, pas terapisë së propozuar, mundësia për shtatzëni është e mundur. Në të kundërt, duhet të gjendet shkaku pa tjetër.

Të uroj për një shtatzëni sa më të shpejtë.

/komuniteti