Vitaminat në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Edita,
Ju bëni shumë mirë që merrni vitamina gjatë shtatzënisë, ato janë shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e saj. Në treg ka shumë marka të vitaminave, që përdoren gjatë shtatënisë për të plotësuar mungesën e vitaminave që zakonisht duhet të merren nga ushqimet natyrore. Marrja e multivitaminave duhet të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut, dhe asnjëherë nuk duhet të merret mbi dozë apo produkte të ngjashme vitamine në të njëjtën kohë/periudhë, sepse mund të rezultojë mbi dozë vitamine ose mund të japë efekte anësore.
Ju uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktor, jam 23 jave shtatzane dhe desha tju pyes se une jetoj jashte dhe vazhdimisht kam pi vitamina per shtatzani quhen pregnancare, aty shkruan se mund ti marr gjate gjithe shtatzanise, a kam bere dem qe i kam pi apo cfare me rekomandon ti nderpres apo mund ti vazhdoj ka folik acid dhe 19 vitamina te tjera? Te falenderoj per pergjegjjet.