Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i dhëmbëve

Pershendetje doktoreshe, jam ne muajin e 8 te shtatzanise, kam dhimbje te madhe te dhembit te pare <1> i cili eshte shume i shendoshe nga jashte por kam dhimbje te madhe te tij dhe mishit per rreth. Kam qene te stomatologu por me thote se te kalon veq prej mishit te dhembit e ke, mirepo une po kam shume dhimbje. Ju lutem me tregoni a mund te perdor ndonje antibiotik se me duket nga shenjat qe kam sikur per mbrenda po me mbledh dhembi. Ju kisha lut pergjigje sa me te shpejte.

Minavere Dogani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Minavere,

Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e tretë, përsëri me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e pas lindjes për të realizuar ndërhyrje të thella. Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.

Gjithë të mirat.

Florentina Bytyqi (14 vite më parë)
Dhe un kam probleme me dhemb dhe mish te dhembit po me qmend kur po me dhamin nje therrje ekam por un ikam rregulli por tani mishi dhe jam tu per dor nje mast aj quet; nbf gingival gel ; shum i mir

/komuniteti