Kruarje në gji dhe në bark
Dija Dija
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sevdija,
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.
Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, kam nje pyetje, jam shtatzene ne javen e 16 dhe kane filluar kruarjet e gjinjeve ne maja edhe barkut kisha dashte me dite shkakun? Ju faleminderit.