A pengon në konceptim tumori në murin e jashtëm të mitrës?
Celiii& Dino
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Tumoret me natyrë beninje në murin e mitrës, quhen mioma. Nëse ato nuk prishin tërësinë e kavitetit uterin dhe të gjitha parametrat e tjerë që duhen për shtatzëni, përfshirë edhe spermogramën, e lejojnë fillimin e shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje para se te te kerkoje dic te re dua te di se a eshte pengese e shtatzanise, nese ke nje tumor sa nje kokerr arre ne murin e jashtem te mitres se jam shume e shqetesuar se tentoj te mbes shtatzane por pa sukses gati 9 vite por tash gjinokologu im me ka thene per kete tumorin jashte murit te mitres por me ka thene qe nuk ka problem per shtatzani! me tregoni sa eshte e vertete qe seshte problem per shtatzani ky tumori qe gjendet jashte murit te prapme te mitres? Me respekt gjithe te mirat.