Inseminimin artificial
Delisia Delis
(14 vite më parë)
Përshëndetje Delisia,
Pyetja është interesante dhe tregon një shqetësim të mbushur me kuriozitet. Si fillim dua të them, se edhe në mungesë të problemeve të infertilitetit, mbetja shtatzënë në mënyrë natyrore për çdo cikël menstrual shkon deri në 20%. Ndërsa prania e problemeve të fertilitetit, çon në mos mbetjen shtatzënë në rrugë natyrore deri në masën zero.
Inseminimi artificial, është një nga rrugët e fertilizimit dhe tentimi për të realizuar shtatzëninë mund të përsëritet shumë herë.
Je e mirë pritur të kontaktojmë dhe të vlerësojmë të gjithë rrugët më të mira të mundshme për fillimin e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Dr Keta pershndetje! Une kam 2 vite qe tentoj per te mbetur shtatzane, analizat i kemi bere te dy dhe i kemi ne rregull, por une nuk e di perse nuk mbetem shtatezane. Tani me ka ikur durimi, sa here shkoj ne vizite tek mjeku me thote je ne rregull vazhdoni tentoni serisht, por heren e fundit i kekrova nje rruge tjeter jo natyrale dhe ai me rekomandoi qe ne shtator mund te beje inseminim. Mund te di sa efikase eshte? E nese mbetesh shtatezane ka probleme? Ju falenderoj shume.