Ndikimi i infeksioneve tek fetusi
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora.
Infeksionet e organeve gjenitale femërore në shtatzëni, janë të pranishme për shkaqe të ndryshme. Disa prej tyre nuk e kalojnë barierën placentare, disa po e ndërsa disa të tjerë infektojnë bebin në rrugët e lindjes. Por ka edhe nga ato infeksione që dëmtojnë ecurinë normale të shtatzënisë. Prandaj është e rëndësishme që sapo të konstatohen, infeksionet duhet të trajtohen.
Nora, nuk është momenti për t’u stresuar. Koha e trajtimit ka rëndësi, por për aq sa thua nuk ka vënd për alarm.
Uroj që gjithshka, të shkojë sa më mirë.
Pershendetje Doktoreshe.
Nuk eshte hera e pare qe po Ju shkruaj dhe duke ju falenderuar Ju them se sa here kam marr nje pergjigje nga Ju jam ndier me mire. Tani jam ne javen e 22 te shtatzenise dhe tash 5 dite kam sekret por me ngjyre te verdhe. Isha tek gjinekologu (aty ku kontrollohem gjithnje) dhe me beri nje kontroll gjinokologjike, duke me kontrolluar tha se duhet bere shtrishot (sv dhe sc) pasi i morra mostrat i dergova ne nje laborator ku prej sot me duhet te pres deri te hanen (shume gjate) dhe gjinekologu tha se mund te jete ndonje infeksion por eshte mire ta marrim vesh sa ma pare qe ta eliminojme duke e sheruar. Une kerkova edhe nje kontroll me ultraze per te pare nese me beben ishte gjithçka ne rregull. Ai me tha se gjithçka ishte ne rregull me beben, une isha shume e emocionuar po e stresur njekohesisht (kam frike se si do te dale analiza). Me falni qe e zgjata shume po desha te skjarohem mire qe ta keni parasysh gjendjen time. Pyetja ime eshte: nese eshte nje infeksion dhe une tash gati 1 jave jam e infektuar a mund ti kem shkaktuar bebes probleme te cilat ndoshta nuk mund te shihen ne ultraze (isha e hutuar dhe harrova ta pyes gjinekologun sepse mu mbyll goja nga stresi).
Ju faleminderit per mirekuptim. Me Respekt, Nora.