Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antitrupat dhe grupi i gjakut

Përshëndetje, ju falënderoj për këshillat që jepni në këtë faqe. Unë dhe burri kemi grupin e gjakut të njëjtë A, unë e kam A negativ kurse burri A pozitiv. Jam shtatzane javen 28 dhe dje e kam mare nje ineksion per antitrupa a mund te me japni nje sqarim pse me marr une kete injeksion dhe a demton beben kjo, a duhet une tash me ba naj analize tjeter pas keti ineksioni apo si duhet te veproj me tutje prandaj doja këshillat tuaja në lidhje me këtë problem. Ju lutem më ktheni përgjigje sa më shpejt. Faleminderit dhe një herë.

Dafina Syla (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita

Marrja e imunoglobulinës te shtatzënat me faktorin rhezus negativ edhe të pa imunizuara, në javën e 28-të të shtatzënisë është domosdoshmëri. Titri i imunizmit do të përsëritet në javën e 32-të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti