Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e gjunjëve

Pershendetje Dr Moza, kam qene dje nga ora 6 pasdite qe me dhemb beli gjunjet koka dhe here pas here fundi i barkut dhimbja e belit dhe gjunjeve eshte e forte e padurueshme aq shume sa nuk kam fjetur fare gjume. Isha te gjenekologu sot ne mengjes dhe me tha e ke nga lodhja ose ftofja, dhe me dha per te pire vetem qetesues dhe miltivitamina. Mirepo une nuk po kam ndryshim. Cfare me keshillon ti doktoreshe, e kam vertet nga lodhja ose ftohja se une nuk punoj apo ka dicka tjeter? Me shume respekt Flori.

Flori Flor (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinë. Infeksionet vaginale apo urinare, mund të shprehen me shenjat e mësipërme. Nëse këto rezultatet janë negativ, drejtohu te një mjek patolog për të vlerësuar diagnozën dhe trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti