Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve të lindjes

Pershendetje doktoreshe, me fal qe ju shqetesoj po dicka nuk e kam te qarte, une para 1 jave isha ne spital per shkak te tensionit te larte edhe kisha sforcime ne fund te barkut edhe dhimbje shpine... mirepo doktoresha qe me beri kontrollin nuk me tha asgje ne lidhje me lindjen time edhe pse une tash jam ne jave e 39+3... si ka mundesi qe mos te jem hapur te pakten as 1 cm... ju si mendoni pres pergjegjen tuaj me shpejte si te jete e mundur se edhe mbreme ka pasur dhimbje shpine edhe sforcime ne fund te barkut edhe me vjen te dale ne banjo cdo 5min edhe naten kam me shume rendim ne fund te barkut... me fal se e zgjata pak po dua pak te me sqarosh... flm dhe respekte per juve...

Mira Shabani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirjeta

Ankesat që përshkruan, tregon se lindja po afron. Nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë i dilatuar në këto ditë. Të rekomandoj që çdo dy ditë të bësh kardiotokografi (CTG), për të vlerësuar gjendjen e bebit dhe kontraksionet. Kjo nuk do të thotë, që të mos kontaktosh mjekun obstertër nëse të paraqiten shenjat e lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti