Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e pengon konceptimin Utrogestani?

Pershendetje dua te di me kete terapi qe jam duke perdorur per te ngelur shtatzane, jam ne muajin e pare te terapise perdori klomifen dostinex dhe utrogestan mjeku me ka thene se eshte terapi per stimulin por une dua te di utrogestani a te pengon per te ngelur shtatzane perderisa e kam lexuar se eshte bare per te te ardhur cikli, une ciklin e kam cdohere 4 dite para dates qe i kam pas me heret e tash ciklin e fundit e kam pasur me 18-05-2012 e tash a duhet me u me prit kete date apo me ba testin e shtatzanise me heret sepse kam disa shenja te shtatzanise si p.sh maramendje lodhje e dic qera a mos e kam nga terapia apo ka dicka tjeter me fal qe po e zgjas kaq shume, te lus shume mu pergjigj sa ma kjarte me mirekuptim ju pershendes per gjithe te mirat.

Celiii& Dino (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Celi,

Utrogestani eshte gestagjen te cilin e prodhon vezorja pas ovulacionit. Ti je duke marre bar per te stimuluar ovulacionin. Nuk e konsideroj te nevojshme qe te utrogestanin ta marresh nga dita e pare e ciklit menstrual. Eventualisht mund ta marresh ne gjysmen e dyte te ciklit (domethene pas dites kur pritet te ndodhe ovulacionin). Ovulacioni eshte nje proces kompleks, ku nderlidhen funksionet e shume hormoneve. Eshte shume me rendesi qe perpara ovulacionit te kete nje rritje te pernjehershme te LH (qe imitohet me dhenien e ampulles pregnyl). Nese merren hormone tjera kjo mund te kete nje reflektim jo te favorshem ne ovulacion. Perndryshe utrogestani eshte bar i cili ndihmon ne zhvillimin e shtatzenise. Pra, nuk paraqet asnje problem (perkundrazi ndihmon) marrja e tij POR pasi qe te ndodhe shtatzenia.

Gjithe te mirat.

/komuniteti