Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk kam permiresim!

Pershendetje dr. Jam ne javen e 18+4 dite shtatzane dhe kam bere nje kontrolle vaginale, dr. ku une bej kontrollat me ka rokomandu Mecalon ne forme te ujit per pastrim dhe gino-degatanol 200 mg, por po me duket qe skam suksese po kam djegeje gjate urinimit, jo djegje te medha por te vogla por po me shqtesojne. I kam pas mi perdore 14 dite... tani i kam edhe dy dite por spo ndjej qe kam sukses... cfare te beje... se kam frike dhe sdua te me ndodh aborti sepse e kam pas nje abort perpara ne muajin e trete tani jam ne te katertin e jam mire por sukses nuk po kam ne barna. Cfare me thuani te bej?

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dije,

Nese ke urinim te shpeshte, djegie gjate urinimit, nese ke ndjenjen se duhet te shkosh urgjent ne banjo per te urinuar, kurse kur shkon ne banjo urinon disa pika (ose shume me pak se ç'kishe menduar), nese urina ka ngjyre me te erret se zakonisht, atehere keto jane shenja te infeksionit urinar. Meclon dhe gyno-daktanol nuk e mjekojne infeksionin urinar. Duhet te besh analizen e urines per te pare se cilat mikrobe gjenden ne urine dhe me çfare bari duhet te mjekohen. Mos ke frike per abort, sepse ky problem zgjidhet lehtesisht.

Gjithe te mirat.

/komuniteti