Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve vaginale

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 39 dhe po kam dhimbje sot here pas here. Mirepo me shume po me dhemb vagina sesa barku edhe midisi deshta ta dije a jam duke u qelur apo cfare eshte problemi sepse vagina mu ka fry shume dhe po kam dhimbje nuk po mundem me ec a eshte e mundur se jam duke u qelur dhe eshte koha per lindje? Ju lutem nje pergjigje sa me te shpejt. Flm shume.

Mimoza <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza,

Ankesa që ndjen, sidomos për moshën e shtatzënisë, është normale për shkak të shtypjes që krijon fetusi në fundin e barkut. Kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të vlerësuar situatën. Gjatë vizitës ai do të vlerësoj edhe problemet e tjera rreth ecurisë së shtatzënisë, paralelisht edhe për dyshimin mbi hapjen e kolumit.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti