Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë efekti kanë l-thyrox hexal dhe shilddrüsen?

Pershendetje dr. Memli Morina, deshta me dite qka eshte l-thyrox hexal, shilddrüsen qe 7 vite jam duje i perdor schilddrüse 75 ne mengjes dhe metformin 500 2 ne ditje, deshiroj me mbet shtatzene, ju lutem me tregoni a mundem me mbet shtatzene dhe cfare efekti kane keto barna? Flm ju pershendes.

Vjosa ... (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Violeta,

Gjendra tiroide (shilddrüsen) gjendet ne pjesen e perparme te qafes. Nese ajo prodhon me pak hormone, atehere ai person do te njehet i lodhur, shton ne peshe dhe humb interesimin per ngjarjet/njerezit perreth. Si pasoje e funksionimit te ulet te kesaj gjendre, hipofiza (qe eshte nje gjender tjeter ne tru) fillon te prodhoje me shume TSH. Rritja e sekretimit te TSH behet per te stimuluar prodhimin e hormoneve nga tiroideja. TSH ben qe te rritet nje hormon tjeter qe quhet prolaktine. Si pasoje e kesaj çrregullohet ovulacioni dhe ajo grua e ka shume te veshtire qe te mbetet shtatzene. Cikli menstrual eshte i çrregullt; keto gra kane kilograme te tepert; menstruacionet jane pak te dhimbshme; mund te kene qime ne fytyre, gjinje dhe/ose nen kerthize etj.

U perpoqa qe te ta sqaroj zingjirin se si zhvillohet ky çrregullim.

Normalisht qe ky problem zgjidhet dhe me terapi mund te mbetesh shume shpejt shtatzene.

/komuniteti