Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndodh konceptimi me këtë pozicion mitre?

Doktoreshe a mund me pas veshtersi mos me mbet shtatzane per shkak te pozicionit te mitres dmth. qafa e mitres mbrapa nga shpina se muajin e kaluar e kam pas ciklin me 12.05.2012 dhe e kam te rregullt 28 dite marredhenie kam pas ne ditet e ovulimit 23.25.27 te kisha lut qka me rekomandon ti dhe daten qe i pres mem ardh eshte neser 8 se i kam gjithmone te sakta kur i kam ditet e ovulimit muajin e ardhshem? Te falenderoj shume.

Valentina Vladi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Nëse çdo gjë është normale në shëndetin tënd riprodhues dhe të bashkëshortit, mundësia për shtatzëni ka ekzistuar në ditët që ke kryer marrëdhënie seksuale. Pozicioni i mitrës, nuk ka influencë në mbetjen shtatzënë. Për të konfirmuar ose jo fillimin e shtatzënisë, mund të bësh test shtatzënie në javën e parë pas ditës së pritshme të menstruacioneve.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti