Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nervoza në shtatzëni?

Pershendetje. Jam 26 vjeqare, jam ne javen e 17 te shtatzanise si zakonisht kam qene e qete e hareshme, me fillimin e shtatzanise kam fillu te ndryshoj, behem nervoze, hidherohem shume, nganjehere edhe me veten time behem nervoze me duket vetja si te isha femije pse po behem nervoze keshtu, une jam mire sipas kontrolles se fundit mire e kam edhe beben, flm dr e nderuar Mimoza.

Arta Shaqiri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta,

Nervozizmi është faktor, që nuk influencon pozitivisht në shtatzëni. Rekomandohet që gruaja shtatzënë të jetë sa më larg streseve, nervozizmit dhe lodhjes, pasi ndikon tek bebi.

Stresi gjatë shtatzënisë, influencon negativisht tek fetusi. Mendo vetëm gjendjen e bukur të shtatzënisë dhe lindjen e fëmijës tënd. Dil sa më shpesh në natyrë dhe ajër të pastër. Në ndihmë duhet të të vijë edhe bashkëshorti.

Nervozizmi, stresi; mendohet që është pikënisja e shumë shqetësimeve jo vetëm në shtatzëni. Mundohu të bësh jetë të qetë, duke ju shmangur bisedimeve të acaruara. Komuniko për këtë gjendje edhe më njerzit që të rrethojnë, e sidomos me familjarët. Për ty, duhet të jetë më e rëndësishme ecuria normale e shtatzënisë.

Sapo ta ndjesh se po nevrikosesh/stresohesh, vendose dorën mbi bark dhe këndo një këngë për fëmijën tënd. Menjëherë do qetësohet, ti dhe fëmija yt.

Uroj ta kalosh sa më lehtë shtatzëninë tënde.

/komuniteti