Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet përsëri gjatë seksit

Pershendetje doktoreshe. Ne ju kemi parashtruar nje pyetje rreth 5 muaj me pare per dhimbje gjate aktit seksual dhe ju na keshilluat te lexojme nje link. Ne e lexuam edhe pse nuk patem asnje ndihme, por megjithate gruaja ime mbeti shtatzene por deshtoi pas 5 javesh. Aborti kaloi me sukses. Pas abortit ne kontollen qe beri mjeku i tha se eshte mire. Tani me 2 qershor jane bere 3 muaj qe nga aborti po gruaja ime vazhdon te kete dhimbje gjate aktit seksual. Ju lutem me te vertete te na ndihmoni sepse eshte bere nje makth tanime. Ju falenderoj shume per te gjitha. Mirembeteshi!

Besarta çitaku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Më vjen vjen keq për abortin që ka ndodhur.

Shkaqet e dhimbjes gjatë aktit seksual janë: - Cikatricat dhe traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vaginale, - Ulja e elasticitet të mureve të vaginës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën, - Infeksionet e gjëndrave të Bartolonit (dy gjëndra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vaginë), - Vaginitet dhe vulvitet (infeksionet e vaginës dhe vulvës), - Një reduktim i lubrifikimit të vaginës, - Endometriozat, - Infeksionet pelvike dhe aderencat, - Shtatzënia jashtë mitre, - Infeksionet urinare, - Sëmundjet kronike të zorrëve, - Sëmundjet e mitrës dhe të vezoreve si dhe shkaqe psikologjike.

Kontakto një mjek gjinekolog për të gjetur një nga shkaqet e mundshme, për të marrë trajtimin dhe rekomandimet e duhura.

Gjithë të mirat.

/komuniteti