Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Progesteroni

Pershendetje Doktoreshe uroj te jeni mire. Ju lutem me nevojitet keshilla juaj pasi qe kam probleme me progesteronin dhe ne viziten e fundit doktoresha me ka udhezuar te vazhdoj per 2 muaj me terapi, mua me intereson te di arsyejen e nivelit te ulet te progesteronit, a rezultojne terapite te sukseshme dhe a keshillohet ndonje ushqim natyral qe ndikon pozitivisht ne kete problem? Ju falenderoj.

Zanfina Haliti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zanfina

Arsyet e nivelit të ulët të progesteronit, janë të ndryshme. Ato mund të jenë me origjinë qëndrore ose periferike. Nëpërmjet disa ekzaminimeve specifike, mjeku gjinekolog së bashku me mjekun endokrinolog do ta gjejnë këtë shkak. Terapia që ka rekomanduar mjekja, është mjaft e përshtatshme dhe rezulton e suksesëshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti