Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i gjilpërës papaverin

Pershendetje doktor kam qendruar ne spital per 4 dite isha rreth 12 jave, dhe aty me kane bere 2 papaverin ne dite duke me thene qe isha rrezik deshtimi, me pas me thonin ke hematome por ishin thjeshte mashtrim nga ana e mjekut sepse ne te vertete nuk kisha asgje sepse u kontrollova ne disa doktore te tjere dhe me thane nuk ke asgje. A ka ndikuar negativisht te bebja ky mjekim pa arsye?

Kloa 1 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, medikamentet nuk janë të preferueshme. Injeksionet papaverin përdoren për të trajtuar muskujt e butë, duke përfshirë sulmin në zemër, dhimbjet e gjoksit, problemet me qarkullimin, ose çrregullimet e stomakut, apo fshikëzës dhe tëmthit.

Të rekomandoj të bësh një kontrollë tek një mjek gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shtatzënisë dhe për të kuptuar nëse ajo është ende e pranishme apo jo!

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti