javë pas jave
Përshëndetje Bardha,
Pesha e bebit dhe e juaja konsiderohen normale për këtë periudhë të shtatzënisë.
Ënjtjet paraqiten shkaku i mbledhjes së lëngjeve, më saktësisht shkaku i rritjes së mitrës e cila bën shtypje në enët e gjakut të cilat bartin lëngjet nga nyjet dhe shputat. Mund të ndodh që konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave shkakton mbajtjen e lëngjeve. Poashtu, keni parasysh që gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, situata me ënjtjen e këmbëve zakonisht përkeqsohet.
Nëse i përmbaheni disa këshillave me rëndësi mund të zvogëloni ënjtjen e këmbëve dhe shputave:
• Kurdo që të keni mundësi shtrihuni dhe ngritni këmbët, ndërsa nëse për një kohë të gjatë qëndroni në këmbë apo ulur (gjë që duhet shmangur sa më shumë që të jetë e mundur), shpesh bëni pauza duke u ngritur, në mënyrë që të inkurajoni qarkullimin.
• Shmangni mbathjet apo çorapet të cilat iu ngushtojnë.
• Kur uleni mos i kryqëzoni këmbët dhe shmangni veshjen e xhinseve apo pantallonave të ngushtë.
• Konsumoni sa më shumë lëngje, rreth 8 gota ujë në ditë, ushqehuni shëndetshëm dhe shmangni ushqimin me shumë kripë dhe erëza.
• Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë, ndërsa para se të flini do të ju pëlqejë që të lani këmbët me ujë të ftohtë.
• Ushtroni me masë rregullisht. Shëtitja dhe noti rekomandohen veçanërisht, si dhe ushtrimet në ujë.
• Çaji nga korienderit mund të ju ndihmojë në rastet e djersitjes apo ënjtjes. Dy gota ujë të vluar përzijini me dy lugë nga kjo bimë. Çajin e ftohur, duhet ta pini tre herë gjatë ditës.
• Gjatë verës, gjatë ditës pushoni kur jashtë bën shumë nxehtë, ndërsa mbrëmjeve mund të shëtiteni. Tek shumica e grave, ënjtjet zvogëlohen pas pushimit të natës apo pas disa orësh pushim gjatë ditës.
• Poashtu, duhet të shmangni ekspozimin direkt në diell, sepse nxehtësia ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, poashtu edhe në paraqitjen e ënjtjes.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe ne kontrollen e djeshme me ultraze femija peshon 198 gr, ndersa une kam shtuar ne peshe rreth 6 kg a eshte normale kjo? poashtu me enjten kembet ngapak sidomos kemba e djathte, tensionin e kam ne rregull a mund te ndikoje pozicioni ne pune ngase me bie te rri ulur ne karrige rreth nente ore ne dite? Faleminderit.