Mitra e ndarë në dy pjesë!
Xhesika .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Xhesika
Mitra e ndarë në dy pjesë, është një nga shkaqet e lindjes para kohe. Shënjat që ankon, të shpien në këtë pasojë. Për këtë arsye të rekomandoj regjim shtrati dhe merr terapinë që të ka rekomanduar mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe, jam ne javen 31 te shtatzenise, gjithe ketyre javeve kam bere regjim shtrati ngase mitren e kam te ndare ne dy pjese njera me e madhe tjetra me e vogel, jam duke marre tableta magne B6 dhe vasosuprina, ne javen 32 dr me ka thene te marre nje ineksion qe nese kam lindje te parakoheshme bebi te jetoj gje qe me ka shqetesuar jashte mase... ka dy tre dite sidomos gjate nates qe me duket sikur bebi rrotullohet dhe barku me behet shume i forte dhe nuk gjej dot poziten si te flej dhe ndjej njefare shqetesimi poshte fare ne anen e majte qe me vjen deri ne vagine dhe ne anen e majte pra te vagines vetem kur leviz ndjej si mpirje. Eshte kjo normale per nje shtatezene apo jane shenja shqetesuese e paralajmeruese per lindje parakohe? Falenderime paraprake!