Për shtatzëni të suksesshme
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora.
Orgametril është pregesteron i sintetizuar. Përdorimi i tij shton nivelin e progesteronit në gjak, duke përgatitur shtresën e brëndshme të mitrës për shtatzëninë e ardhshme. Ai afron dhe mbron mundësinë e shtatzënisë. Kjo terapi nuk është e dëmshme, përkundrazi.
Edhe përdorimi i acidit folik është i rekomanduar të fillohet para shtatzënisë dhe të vazhdoj edhe gjatë saj. Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/acidi-folik
Të uroj shtatzëni të shpejtë dhe të sukseshme.
Pershendetje doktoreshe, kane kaluar 6 muaj nga aborti missed abort, tani po planifikoj shtatzenine e dyte keto dite, kam pasur ditet e ovulimit sot eshte dita e 16 e ciklit, kam filluar prap te marr orgametril ngase edhe muajin e kaluar kam perdorur, nese mbes shtatzene a eshte dicka e demshme kjo terapi, a duhet te vazhdoj te marr apo jo? Cfare me rekomandoni ju? Poashtu ka 2 muaj qe perdor acid folik, flm shume pres sa me shpejt te me pergjigjeni ju uroj pune te mbare.