Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet parapregaditore për lindje

Pershendetje doktoreshe!


Jam ne javen e 37 te shtatzanise. Desha tju bej nje pyetje se qe ne fillim te javes se 36 kam dhimbje ne fund te barkut dhe ne (prapa shpine) dhe dhimbja eshte si dhimbje menstruale .Kjo dhimbje me vjen sa cohem ne kembe dhe kur urinoj. Nuk e di a jane keto shenja te lindjes? Dhe cfare mendoni se eshte kjo dhimbje? Faleminderit shume per pergjigjet.

Nida09 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida.

Duke konsideruar moshën e shtatzënisë, unë besoj se situata që përshkruan, ka të bëjë me parapregaditjen për lindje. Janë momente kur gruaja shtatzënë, duhet të kuptoj që lindja po afron.

Gjithësesi të këshilloj të qëndrosh në observim të gjinekologut, në mënyrë të vazhdueshme.

/komuniteti