Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tensionit

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 19 te shtatzanise por kam probleme me tensionin 145 me 90 -100 mberromin. Ndonjehere por kam frike qe mos ti ndodhe dicka bebes, me tregoni cka duhet te bej qe ta hek shtypjen? Cka ushqim duhet me hanger? Tung.

Beneta Aliji (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beneta

Mosha e shtatzënisë, është mjaft e rëndësishme dhe duhet të trajohet me mjaft kujdes. Tensioni arterial i rritur, dëmton jo vetëm shëndetin e nënës por edhe atë të fëmijës. Ai mund të ulet me dieta ushqimore, por vetëm me trajtim mjeksor. Prandaj kontakto mjekun që të vlerësoj gjendjen e tensionit, dhe të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti