Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ujit gjatë shtatzënisë

Pershendetje, kerkoj falje per pyetjet e shumta qe bej dhe te falenderoj shume per pergjigjjet qe me jepni shume shpejte, sot isha ne kontrolle te mjeku me tha qe jam mire bebi shton kile mire por diqka me brengosi me tha qe nuk ka shume uje, bebi po per moshen e shtatzanise eshte normal sepse bebi rritet jam ne javen e 35 shtatzanise dhe deshta te di si mund ta hetoj une qe bebi nuk po ka uje? Faleminderit per pergjigjjen.

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkëndije

Ndjekjen dhe vlerësimin e ecurisë së sasisë së lëngut amniotik e bën vetëm mjeku, qoftë edhe me ekzaminim ekografik. Në raste analoge, ndjekja e kujdeshme e shtatzënisë bën që ajo të shkojë e mbarë deri në fund. Prandaj ti nuk ke çfarë të bësh, por vetën të kontaktosh në vazhdimësi mjekun që i ke besuar ndjekjen e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti