Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E. Coli pozitiv

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Doja tju pyesja per nje problem qe ka nena ime. Ka bere urinokulturen dhe ka rezultuar me mikrob te izoluar te e. Coli. Cdo te thote, clloji mikrobi eshte?Nga analizat sensibel dalin antibjotiket si gentamicina, tobramicina dhe nitrofurantoina. Cilin duhet te mare nga keta? Eshte mikrob ngjites? Ju uroj gjithe te mirat, me respekt Anisa.

Anisa Gjapi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Esheria koli, ndodhet normalisht në një koncentrim të caktuar në zorrët humane. Në rastet e veçanta kalon në vaginë dhe në rrugët urinare, duke dhënë vaginitet dhe infeksionet urinare nga esheria koli. Trajtimi bëhet me antibiotikë, por përshkrimin e tij në recetë e bën mjeku i cili vlerëson qoftë edhe me anamnezë përshtatjen dhe efikasitetin e tij.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti