Cikatricat e operacioneve
Rita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rita.
E kuptoj shqetësimin që tregon. Një nga mënyrat lehtësimit të cikatrices, mendoj se është realizimi i plastikës mbi cikatricen e vjetër, duke e hequr atë. Rasti është lindja e dytë, e cila do të bëhet po me operacion cezarian. Por, këtë vendim e marrin mjekët që do të të operojnë. Pas lindjes, përsëri mund të rimendosh për operacion plastik si një nga mënyrat më efikatëse, për kalimin e situatës nëse kremrat dhe masazhet nuk kanë rezultat.
Të uroj lindje të sukseshme.
Pershendetje e nderuar!
Jam shatzene ne javen e 33, pres femijen e dyte, para se te martohem kam pas nje operacion nje ciste ne anen e majt te vezores, cista ka qene mjaft e madhe dhe me eshte dasht te mre operojne prej kerthizes e te poshte ashtu mjeket ma kane dhane arsyen, varra me ka penguar shume se shume eshte verejtur. Linda femijen qe tash e kam 3 vjet me operacion, prap ne ate varre po prap me verehet shume, te lutem me ndihmo qka te beje qe kur ta lindi kete femije se me operacion prap me kane thene, qka te beje qe mos te me verehet shume varra.
Pres pergjigje!