Vizitat gjatë shtatzënisë
Daniela Menaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Daniela,
Për shtatzënitë normale, rekomandohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo muaj deri në muajin e shtatë. Në muajin e tetë, kontrollet mjeksore shtohen dhe bëhen çdo dy javë dhe në muajin e nëntë, këshillohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo javë. Në rast të problemeve të paparashikuara shëndetsore si të nënës ashtu edhe të embrionit/fetusit, numri i kontrolleve edhe mund të shpeshtohet.
Gjithë të mirat.
Miredita doktoreshe, une viziten e fundit e kam bere ne daten 20 maj. Tani jam ne javen e 35 dhe doktoresha me tha qe do vish ne daten 29 qershor, a eshte normale kjo apo vizitat tani duhet te jene me te shpeshta? Flm.