Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mesit dhe barkut

Pershendetje e nderuar, une sapo kam hyre ne javen e 35 te shtatzanise por qe nga mbreme ka filluar dhimbjet e mesit dhe disa dhimbje te lehta te barkut deri tani nuk kam pasur fare dhimbje mesi e pak po me shqeteson a eshte normale sepse afrohet koha e lindjes apo paraqet ndonje rrezik?

Arditta Bajrami (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin e shtatzënës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qëndra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje.

Nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti