javë pas jave
Përshëndetje Loreta.
Duke u nisur nga data që mban mënd, për ditën e parë të menstruacioneve të fundit, lindja duhet të ndodhte rreth datës 25 mars 2011. Unë këtë mënyrë llogaritje, e konsideroj të saktë. Në shumicën e rasteve, lindjet ndodhin përpara kohës së pritshme. Por në disa raste të tjera, lindjet edhe shtyhen në kohë edhe për një javë e më tepër. Kjo situatë pranohet normale, nëse ekografia tregon se sasia e ujrave dhe zhvillimi i fetusit është normal.
Nëse deri me datë 1 prill akoma nuk ke lindur, që i thonë 1 javë pas datës së pritshme të lindjes, paraqitu tek mjekja që ndjek shtatzëninë për të kryer vizitë gjinekologjike bimanuale dhe vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës si dhe lartësinë e vendosjes së kokës së fëmijës. Kjo vizitë mund të bëhet edhe më përpara.
Loreta, kujdes lëvizjet e bebit. Numëroi çdo ditë, gjatë kohës që je zgjuar. Nëse janë më pas se 12-të lëvizje, menjëherë drejtoju tek gjinekologu.
Te uroj lindje të sukseshme dhe të lindësh një fëmijë të bukur. Paç fat.


Pershendetje Dr.Moza!
Urime per punen tuaj! Jam shtatzane ne muajin e fundit. Ne baze te perllogaritjes se dates se menstruacioneve te fundit, doktoresha ime me tha qe do lindesh nga data 25-27 mars. Mirepo une akoma skam filluar kete proces. Ka rreth 3 jave qe ndjej shpesh dhimbje therese ne fund te barkut, me teper kur lodhem dhe rri gjate ne kembe. Bebi ka zhvillim te mire, asnje problem. Menstruacionet e fundit i kisha me daten 17.06.2011. Eshte lindja ime e dyte, kam djalin 6 vjec. Doktoresha qe me ben ekot me tha qe do lindesh me daten 3 prill. Une tani s'di kujt t'i besoj dhe as nuk di si te veproj. Cfare me keshilloni ju? Barkun e ndjej shume te renduar, me duket se me ka rene si poshte keto 2 javet e fundit, doktoresha thote qe femijen e ke mbare dhe qe eshte pozicionuar sic duhet. Theksoj qe kam pasur shtatzani pa probleme, pervec anemise, dhe jam trajtuar vazhdimisht me vitamina dhe hekur per kete. Ju lutem me thoni a kam pse te shqetesohem? Cfare duhet te bej apo thjesht te rri dhe te pres te vijne vete dhimbjet?
Ju falenderoj shume. Ju uroj gjithe te mirat. Loreta.