Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje pas marrëdhënieve

E nderuar Dr. kam nje pyetje per juve. Ne javen e 19 te shtatzanise jam, e kam perdore Mecalon ne forme uji per mu shperla dhe gino-degatinol kokrra per me i fut ne vagine... per shkak te infeksionit. I kam perdore 14 dite sepse kam pas djegje gjate marredhenjeve por e nderuar... une masi i kam kry keto te gjitha, pasi kisha marredhenje kam pas djegeje me te madhe shum se para perdorimit te tyre, nuk po di a eshte mire apo keq? me tregoni ne detaje ju lutem?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Ankesat që përshkruan, duhet të vlerësohen dhe diagnostikohen me strisho vaginale. Trajtimi bëhet mbështetur në rezultatin e kulturës së tyre. Nëse mjeku që të ka rekomanduar medikamentet që referon, i ka dhën ato mbështetur në kulturën e sekrecioneve, atëherë drejtohu përsëri atij duke i shpjegura vazhdimin e gjendjes. Në të kundër kërkoi mjekut që të bësh strisho vaginale, për të diagnostikuar infeksionin e mundshëm dhe marrë trajtimin më efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti