A janë këto shenja të shtatzënisë?
Lindushja Lindushja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lindushja,
Edhe mundet të jesh shtatzënë. Mungesa e gjakrrjedhjes në kohën e pritshme të ciklit, tregon se mund të ketë filluar një shtatzëni. Edhe shenjat që përshkruan e plotësojnë mendimin e shtatzënisë së filluar. Për të konfirmuar mundësinë, mundet të bësh një test shtatzënie apo të paraqitesh tek mjeku gjinekolog i cili konfirmon fillimin ose jo të shtatzënisë.
Uroj që shtatzënia të ketë filluar dhe të ketë ecuri të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha te beje nje pyetje ciklin e fundit e kam pas me daten 26 maj, qe 6 muaj tentoj te mbes shtatzane por dua te di a jane keto shenjat e para shtatzenise se me duket ky muaj krejt ndryshe nga muajt tjere, po kam shume dhimbje ne bark, ne gjoks, dhimbje koke, por ne fyt po me ngulfat dicka si me me ardhe me vjell po jo keshtu me qit jashte diqka, ndoshta eshte heret me dite po keto shenja asnjehere sme kane ndodh, e pres pergjigjjen tuaj, Mirupafshim.