Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të barkut

Doktoreshe e nderuar, jam ne javen e 28, para 2 dite jam ngjitur pak larte ne orman dhe kam marr diqka, tash kam dhimbje ne fund te barkut, a mund ti kem nga ajo ngjitje apo diqka tjeter, a mund te kem lenduar bebi? Te mjeku kam qene me ka thene se mire je vetem ke je e ftohur dhe per ate i ke keto dhimbje, kam perdorur poligymax tani ndihem mire, mirepo me eshte bere merak shume... ju lutem me sqaroni, faleminderit shume.

Vjollca Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca,

Ashtu siç të kam këshilluar edhe më parë, qëndro sa më shumë rregjim shtrati, dhe mos kryej punë të rënda dhe të lodhshme. Normalisht gjatë shtatzënisë, nuk duhet të paraqiten dhimbje. Nëqoftëse dhimbjet janë të lehta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk përbëjnë problem. Nëqoftëse janë të forta, drejtohu tek mjeku gjinekolog për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti