Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i huaj në mitër

Pershendetje!


Kam bere eko dhe mjekja gjinekologe me tha se kam mish te huaj me madhesine e nje kokrre thane. Gjate ciklit kam dhimbje por mjekja me tha te mos shqetesohem, ju lutem me jepni nje mendim.

Nilda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nilda.

Mishi i huaj që ka konstatuar mjekja, është i madhësisë së pa konsiderueshme. Vendosja e tij mund të mos e deformoj kavitetin e mitrës dhe nuk mendoj se është shkak për dhëmbjet që paraqet gjatë ciklit menstrual. Ecuria e situatës, duhet bërë me ekografi. Mos harro të bësh vizita tek mjeku, maksimalisht çdo 6-të muaj.

Për të lehtësuar dhëmbjet që ndjen gjatë ciklit menstrual, të rekomandoj të përdorësh antadys, që janë tableta të cilat përdoren 3x1 në ditët e menstrucioneve.

Nilda (15 vite më parë)
Te falenderoj per keshillen!

/komuniteti