Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit në javën e 40

Pershendetje! Doktoreshe jam e javen e 39+5 dhe naten me leviz bebi shume edhe diten ndjej qe leviz po naten teper. Cme thoni per kete a eshte normal? Ne kohen qe leviz ndjej pak dhimbje mesi dhe fundi i barkut per ndryshe skam asnje shenje per lindje. Kur ndjej dhimbje njekohesisht ndjej levizjet e bebit? Cme thoni?

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije,

Sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale. Gjithashtuju  uroj lindje të sukseshme.

/komuniteti