Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulimi me ngjyrë

Pershendetje doktoreshe. Ciklin e fundit kam pasur me 29 Maj, kalkulatori i ketij portali me thote se kohen e ovulimit kam me 12-18 qershor pasiqe ciklin kam qdo 34-35 dite, sot eshte i 10 dhe sot pata pak sekrecione ngjyre te kuqe qelur-pink por vetem kur shkoja ne tualet e vereja ne leter tualeti, kurse ne te mbrendshme nuk kisha... Desha te dije a eshte kjo vetem ovulim apo diqka tjeter pasiqe nuk dije a te vazhdoj marredheniet apo ti nderpresim? Faleminderit shume, ju pershendes nga zemra!

Nina Xxx (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nina

Mendoj që shënjat që ti ankon, kanë të bëjnë me ovulacionin. Për ta vërtetuar këtë bëj një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar maturimin e folikulit dhe nëse folikuli është në përmasa optimale, marrëdhënia seksuale duhet të kryhet e plotë.

Të uroj fat.

/komuniteti