Rreth testit të shtatzënisë
Vjollca Haxhiu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca,
Testi pozitiv shtëpiak konfirmon praninë e shtatzënisë. Tani ju duhet të ndiqni udhëzimet e mjekut në lidhje me mbarëvajtjen e shtatzënisë. Stresi gjatë shtatzënisë është i dëmshëm. Prandaj rekomandohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë sa më qetë dhe larg streseve. Jini e qetë.
Ju uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, dhe falemnderit qe cdo here jeni me ne... Deshta te pyes rreth testit te shtatzanise, une tani me menstracionin e fundit e kam pasur me 15 Maj, nderkohe une kam ca shenja te shtatzanise, si urinimi i shpeshte, frymarja me e komplikuar dhe ajo cka eshte per tu cuditur se mbreme bera nje test pra pas 3 jave, apo 21 diteve dhe me doli pozitiv, a mund te ndodhe edhe kjo qe te dal testi pozitiv ne javen e 3? pra ende pa e mbushur muajin, sepse po frigohem mos eshte testi gabim, andaj kerkoj nga ju te me ndihmoni, pasi qe nga konsulta me mjekun tim gjinekolog,si ta verej testin duhet ti nenshtrohem terapise, pasi qe me heret kam pas 2 aborte, dhe friga e madhe qe mos po me ndodhe prap aborti, shqetesimi, merzija a mund te jene edhe keto shkaqe per abortin? Shpresoj ta marr pergjigjjen sa me shpejte sepse jam mjafte e shqetesuar!