Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plusat në veshkë dhe tensioni i lartë

Pershendetje, nje kusherire e imja gjendet ne spital qe 3 dite shkaku eshte tensioni i larte dhe enjtja e trupit dhe analizat kane rezultuar me 3 plusa ne veshke, eshte ne javen e 26 te shtatzanise, qe tre dite eshte e shtrire ne spital dhe nuk ka asnje efekt nganjehere i normalizohet shtypja mirepo perseri kthehet ne gjendjen e meparshme, cka na rekomandoni ju? Flm shume per gjithcka.

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Mendoj që kushërira jote ka një diagnozë që quhet preeklampsi. Kjo shoqërohet me tension arterial (TA) të lartë mbi 140 - 90 mm, me albuminuri dhe me edema në fytyrë dhe në anësi. Rastet e tilla rekomandohen shtrim sa më të shpejtë në spital, trajtim me medikamente (aldometi është më i rekomanduar), si dhe një ndjekje rigoroze si e gjëndjes së nënës ashtu dhe e fëmijës.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti